Kadrijaj e AAK-së: Po të ekzistonte Ligji i Pagave nuk do të kishin greva në arsim dhe mjekë që largohen nga vendi

Kadrijaj e AAK-së: Po të ekzistonte Ligji i Pagave nuk do të kishin greva në arsim dhe mjekë që largohen nga vendi

Pas disa orëve debat dhe votim të mbi 70 amendamenteve, më 2 shkurt të vitit 2019 Kuvendi i Kosovës ka votuar Ligjin e Pagave me 63 vota pro, 0 kundër dhe 1 abstenim, shkruan Gazeta Enigma.

Kujtojmë se në këtë kohë vendi ishte në qeverisje të Ramush Haradinajt.

Sipas deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, Ligji i Pagave për dy arsye është kthyer nga Gjykata Kushtetuese.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë më e zëshmja sa i përket Ligjit të Pagave tha Time Kadrijaj për Gazetën Enigma.

‘’Sa i përket Ligjit të Pagave ne kemi qenë më të zëshmit se krejt partitë tjera, qoftë edhe partia në pushtet por edhe partitë opozitare’’, tha Kadrijaj.

Tutje ajo ka treguar se ‘’Ligji i Pagave është bërë në qeverisjen Haradinaj dhe është miratuar, por për dy arsye është kthyer nga Gjykata Kushtetuese’’.

Sipas saj po të mos ishte kthyer Ligji i Pagave nuk do të përballeshim me gjendjen aktuale në arsim dhe shëndetësi.

‘’Aleanca në vazhdimësi ka kërkuar sepse do të kish qenë zgjidhje për shumë tema si për arsimin ashtu edhe për shëndetësinë. Po të kish qenë i miratuar Ligji i Pagave nuk do të pas grevë dhe po të kish qenë i miratuar Ligji i Pagave nuk do të kishim numër të madh të punëtorëve shëndetësorë që braktisin sistemin publik për sistemin privat dhe braktisja e profesionit duke lëshuar vendin’’, tha Kadrijaj për Gazetën Enigma.

Kadrijaj e AAK-së: Ne kemi kërkuar në vazhdimësi, e kemi potencuar çdo ditë që miratimi i Ligjit të Pagave është tepër i domosdoshëm.

‘’Tani më ka ardhur një plotësim ndryshim për pagën minimale që parashihte diku 250 euro pagën minimale që ne e patëm kundërshtuar për shkak që nuk janë përfshirë shumë kategori, nuk janë përfshirë veteranët, të verbëritë’’, ka deklaruar ajo.

Kadrijaj tutje ka shtuar se duhet të mendohet mirë kur të përcaktohet niveli i pagës minimale, duke pasur parasysh inflacionin dhe gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhemi.

‘’Qeveria përcakton edhe në bazë të kostos buxhetore, por me këtë inflacion dhe me këtë gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale duhet të mendohet mirë se si do të përcaktohet niveli edhe i pagës minimale’’, ka përfunduar ajo.

/GAZETAENIGMA/

Related Articles