Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka komentuar kërcënimin e raportuar në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si një akt të papranueshëm dhe të pakuptimtë.
Ajo theksoi se kërcënimi është bërë përmes një telefonate dhe sugjeroi se mund të ketë pasur qëllim të largonte deputetët nga Kuvendi.
“Është tepër e pakuptimte kjo çka po ndodh. Ndoshta është ndonjë telefonatë e qëllimshme me i largu deputetët e Kuvendit. S’ka njeri normal që e sulmon Kuvendin”., ka thënë ajo.