Opinionisti, Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet të mos i pranojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai k theksuar se edhe sistemi i rezultateve të KQZ-së është sulmuar, ani pse nuk u dha një përgjigje se kush është pas tyre.
“Ka pasur sulm në faqen e KQZ-së, këtë e konfirmoi vetë sot kompania CACTTUS, që ka thënë se ka pasur sulme të vazhdueshme në faqen e KQZ-së gjatë ditës së djeshme. Nuk treguan se nga ku erdhën”, tha ai në “Rubikon”.
“Mbrëmë kur kanë dalë Exit-pollet, ka dalë rreth 37 për qind, mendoj se është parapërgatitje për mos me i pranu këto rezultate. Këta po e mbajnë shtetin me propagandë, e s’po e bëjnë një propagandë të tillë”. /Gazeta Enigma/