Prokuroria e Shtetit ka pranuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Agjencioni Kundër Korrupsionit.
Kallëzimin penal e kanë dërguar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Për këtë ka reaguar Tomë Gashi, i cili është avokat i Berishajt.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se veç vettingu ka me sjellë normalitet në institucionet e drejtësisë.
Ai shtoi se kallëzimin penal e kanë marrë vesh nga mediat.
“Veç vettingu ka me sjell normalitet në disa institucione të drejtësisë. Po ku ka në një shtet normal me institucione normale që njeri me marr vesh për një kallëzim të lodhtë penal nga disa media anti-qeverisë Kurti e jo nga vet institucioni që e ka dërgu këtë kallëzim penal apo nga Prokuroria”, ka thënë Tomë Gashi.
Ai ka theksuar se nuk e kanë pyetur asgjë para se t’a dërgonin kallëzimin penal.
“As që e kanë vet najsen për këtë punë para se me dërgu këtë kallëzim”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe, Ambasadori Berishaj, është diskutuar në mediat sllovene nën dyshimin se ka transferuar një shumë të parave tek një kompani private në Mal të Zi.
Sipas mediumit slloven, kompania private është në pronësi të Martin Berishajt.
Por, Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.