Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka lëshuar një reagim të ashpër pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, se nuk e sheh të arsyeshme të dialogojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kamberi, me anë të një postimi në Facebook, ia ka përmendur Vuçiqit bllokimin e dialogut me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës.
“… Meqë qenkeni i tillë z.Vuçiq, pse e keni bllokuar dialogun me të zgjedhurit e Luginës? Ne, të zgjedhurit e Luginës, ju presim me vite në tavolinën e dialogut nga i cili keni ikur z.Vuçiq”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
Përfaqësuesi politik i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë ia ka cekur presidentit serb se “dëshiron dialog në Kosovë dhe për Kosovën vetëm sipas dëshirave të tij”.