Kampionia e Australian Open, babai i së cilës ka lindur në Kosovë: Jam serbe në zemër

Kampionia e Australian Open, babai i së cilës ka lindur në Kosovë: Jam serbe në zemër

Kristina Mladenoviq të premten u bë kampione e Australian Open në garën e dyfishtë mikse. Tenistja franceze me origjinë serbe ka një histori tejet interesante jete.



Në çift me kroaten Ivan Dodig, Kristina fitoi trofeun në Melburn, i teti i saj në Grand Slams në garën e çifteve, pas së cilës la një mesazh në serbisht në kamera.

Kristina Mladenoviq, e lindur në vitin 1993 në Francë, rrjedh nga një familje serbe, ndërsa babai i saj Dragani është hendbollist i njohur i lindur në Kosovë.

Tenistja flet me krenari për origjinën e saj, por tregon se nuk ka pasur kurrë një shans real për të performuar nën flamurin serb.

“Unë jam me dy nënshtetësi, por nuk kam pasaportë serbe sepse nuk e kam rinovuar. Serbët më thirrën, por asnjëherë nuk ishte çështje nëse do të luaja për Serbinë, megjithëse jam krenar për rrënjët e mia. Unë kam lindur këtu dhe nuk kam jetuar kurrë në ish-Jugosllavi. Babai u bë një francez i natyralizuar shumë shpejt. Në kokën time jam franceze dhe në zemrën time jam serbe”, tha Kristina Mladenoviq, e cila fitoi Fed Cup në vitin 2019, duke përfaqësuar Francën.

/Gazeta Enigma/

Related Articles