Kancelari i Austrisë i kërkon Kurtit vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kancelari i Austrisë i kërkon Kurtit vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se Austria do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve në organizatat ndërkombëtare.



Ndërsa ai ka thënë se në këtë proces është me rëndësi të veçantë vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi.

Nehammer i ka kthyer kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti letër, pasi ky i fundit e kishte uruar për postin e kanclearit.

“Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në konsolidimin e pozitës së saj si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare dhe në ndjekjen e rrugës së saj drejt anëtarësimit. Në këtë proces, vazhdimi i vendosur i dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë rëndësi të veçantë”, thuhet në letrën e Nehammerit. / Gazeta Enigma.

Related Articles