Kapiteni Basriu: Jam i lumtur për angazhimin dhe karakterin që kemi treguar si skuadër

Kapiteni Basriu: Jam i lumtur për angazhimin dhe karakterin që kemi treguar si skuadër

Skuadra e Dukagjinit ka siguruar një sukses historik në Evropë.

Dukagjini ka kaluar në raundin e dytë kualifikues të Conference League, duke triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj FC Europa.

Rezultati në ndeshjen kthyese ishte 2 me 3, kurse ai i përgjitshmi 3 me 5.

Në raundin e dytë, Dukagjini do të përballet me skuadrën kroate, HNK Rijeka, që ka vlerë të përgjithshme rreth 32 milionë euro.

Kapiteni i kësaj skuadre, Elton Basriu tha për ‘GazetaBlic Sport’ se është shumë i lumtur për suksesin e arritur.

Një ndeshje shumë e vështirë dhe jashtëzakonisht e luftuar. Jam i lumtur për angazhimin dhe karakterin që kemi si skuadër. Falenderoj të gjithë akterët që bënë të mundur këtë sukses.Shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi i shumë sukseseve të tjera që do të vijnë”, tha Basriu.

Related Articles