Kastrati largohet nga PDK-ja, kritikon Krasniqin për takimin me Kurtin

Kastrati largohet nga PDK-ja, kritikon Krasniqin për takimin me Kurtin

Ardian Kastrati është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ai madje ka kritikuar të parin e PDK-së, Memli Krasniqin i cili sot i shkoi në takim kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Sipas Kastratit, Krasniqi nuk e ka “zorin që të bëhet argat i Kurtit e t’i bëjë atij favor që të duket si tip konstruktiv”.

“I tërë opinioni publik, duke përfshirë simpatizantët e VV-së po e shohin qartazi që bllokuesi është Albin Kurti, dhe jo partitë opozitare, për shkak të kësaj lojës së mirë përgatitur më Albulena Haxhiun, dhe çfarë zori ke ti tash me shku ia bë argatin atij, me i bë favor që ai të duket kinse është një tip konstruktiv, që po fton një lloj dialogu”, u shpreh Kastrati në “Edicionin Special”.

Ndiqni deklaratën e tij më poshtë:

Related Articles