Kampanjës kualifikuese të shteteve evropiane për Kupën e Botës ‘Katar 2022’ po i vije fundit mbrëmjen e sotme.
Në program për ditën e sotme (e hënë) janë gjithsej tetë përballje të cilat luhen nga i njëjti orar 20:45.
Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë në Grupin C, aty ku ende nuk është përcaktuar se kush do të kualifikohet direkt nga vendi i parë në Botëror, ngase në garë me pikë të njëjta janë dy kombëtare.
Kampionia e Evropës, Italia dhe Zvicra kanë nga 15 pikë, me ‘Azzurrët’ që gëzojnë goldallim më të mirë dhe janë në avantazh.
Italia ka punë me Irlandën e Veriut në udhëtim, ndërkohë ‘Helevetikët’ luajnë si vendas kundër Bullgarisë.
Dueli tjetër i mbrëmjes është ajo mes Shqipërisë dhe Andorrës që luhet në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë me dy ekipet kombëtare që nuk kanë gjasa për kualifikim.
Anglia luan te San Marino, Polonia mirëpret Hungarinë, ndërsa Danimarka viziton Skocinë.