Katër ditë nga hapja e Tunelit të Llogarasë, Edi Rama: 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij

Katër ditë nga hapja e Tunelit të Llogarasë, Edi Rama: 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij

Ka pak ditë që është hapur Tuneli i Llogarasë, në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë detaje për qarkullimin e automjeteve në këtë tunel.

“Tuneli i Llogarasë – 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ky tunel është hapur më 5 korrik për qarkullim dhe ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut të Shqipërisë.

Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë. /Gazeta Enigma

Related Articles