Katër pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Katër pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 69 pacientë me COVID-19.

Prej tyre katër janë në gjendje të rëndë shëndetësore , ndërsa 32 me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

69 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Prej tyre 32 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-COVID

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-COVID

Spitali i Mitrovicës, 10  pacientë

Spitali i Ferizajt, 3  pacientë. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles