Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua në fshatin Istog i Poshtëm nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje me dy viktimat tjera, njëra prej tyre e mitur.
Rasti është duke u trajtuar si dhunë në familje.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara dhe viktimat janë liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 10:45, shkruan Gazeta Enigma.
“Fsh. Istog i Poshtëm, Istog 11.02.2022 – 10:45. Janë arrestuar dy të dyshuar (mashkull dhe femër) kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje me dy viktimat femra kosovare, njëra e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara dhe viktimat janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.