Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportur katër raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta “Enigma”.
Një person ka sulmuar fizikisht villain e tij në Lipjan, i dyshuri është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 18.03.2024 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Një rast tjetër I dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Istog ku baba dhe djali janë përleshur mes veti.
“Istog 18.03.2024-17:20. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.
E në Rahovec gruaja e bënë burrin për spital. Ai ka pranuar tretman mjekësor pasi është sulmuar fizikisht nga basgkëshortja e tij.
“Rahovec 18.03.2024 – 00:15. Ankuesi mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Policia ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që i njejti kishe ushtruar dhunë psikike dhe ka larguar nga shtëpia bashkëshorten e tij
Gjakovë 18.03.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar “dhunë psikike dhe ka kanosur viktimën femër kosovare–bashkëshorten e tij duke e larguar nga shtëpia. Viktima ka qenë e shqetësuar, dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /GAZETA ENIGMA/