Ndërron jetë Xhavit Ferizi – Raketa, truproja i Hashim Thaçit

Ndërron jetë Xhavit Ferizi – Raketa, truproja i Hashim Thaçit

Sot më 19 mars ka ndërruar jetë Xhavit Ferizi i njohur me nofkën Raketa nga Fshati Plluzhinë, raporton Gazeta Enigma.

‘Raketa’ ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe truproje i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familja e tij.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjar, miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot në mëngjes me datën 19 mars 2023 ka ndërruar jetë babai jonë Xhavit Ferizi-Raketa, duke na lënë përjetësisht të pikëlluar, por krenar që jemi gruaja dhe fëmijët e tij”, thuhet në njoftimin e familjes. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles