Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportur katër raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta “Enigma”.

Një person ka sulmuar fizikisht villain e tij në Lipjan, i dyshuri është dërguar në mbajtje.

Lipjan 18.03.2024 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Një rast tjetër I dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Istog ku baba dhe djali janë përleshur mes veti.

“Istog 18.03.2024-17:20. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

E në Rahovec gruaja e bënë burrin për spital. Ai ka pranuar tretman mjekësor pasi është sulmuar fizikisht nga basgkëshortja e tij.

“Rahovec 18.03.2024 – 00:15. Ankuesi mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Policia ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që i njejti kishe ushtruar dhunë psikike dhe ka larguar nga shtëpia bashkëshorten e tij

Gjakovë 18.03.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar “dhunë psikike dhe ka kanosur viktimën femër kosovare–bashkëshorten e tij duke e larguar nga shtëpia. Viktima ka qenë e shqetësuar, dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles