Vetëm brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigma”.
Tri raste nga to kanë qenë në rajonin e Prishtinës dhe një rast në qytetin e Gjakovës.
Tri raste kanë qenë dhunë ndaj grave.
“Prishtinë 09.11.2024 – 23:00. Pas një mosmarrëveshje dyshohet se viktima/f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
“Prishtinë 09.11.2024 – 16:20. Është raportuar se ankuesi m/k pas një mosmarrëveshje me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti ka thyer telefonit dhe ka dëmtuar një orman dhe më pas është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”.
“Fushë Kosovë 08.11.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe ofenduar viktimën femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
“Gjakovë 09.11.2024-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/