Katër raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë të pranishme në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë në adresë të Policisë janë raportuar katër raste të  dhunës në familje.

Sipas policisë rastet kanë ndodhur në Suhodoll të komunës së Mitrovicës  në Prishtinë, Suharekë dhe në Rahovec.

Rastet e dhunës së familje:

Suhodoll 22.01.2022 – 19:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 22.01.2022 – 16:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike dhe ditëve të fundit e ka kanosur përmes SMS-ve në telefon. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Suharekë 21.01.2022 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte tentuar që me një shufër metalike ta godiste viktimën femër kosovare (vijëzën e ti) . Më pas i dyshuari i kishte dëmtuar veturën viktimës duke e goditur me shufër metalike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rahovec 22.01.2022 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike, psikike dhe kanosje ndaj bashkëshortes se tij, viktimës femër kosovare. Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: pesë fishek të kalibrave të ndryshëm, një karikator i zbrazët dhe një mjet i mprehtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.

Related Articles