Katër persona, janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencitë e Arkivave dhe atë Kadastrale, raporton Gazeta Enigma.
Dyshimet mbi të cilat janë kryer bastisjet kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bastisjet përveç Prishtinës janë duke u kryer edhe në Ferizaj dhe Shtime.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka dhënë detaje.
“Ju njoftojmë Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e Arkivës shtetërore dhe institucionin kadastral të Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha ajo.
“Bastisjet po ndodhin në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Prokurori i shtetit për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ju mbaj të informuar”, ka thënë Shala për Enigmën.