Ka përfunduar ndeshja e “Prince Caffe Superliga e Kosovës” mes Sigal Prishtinës dhe Pejës.
Peja doli triumfuese në “klasiken” e basketbollit kosovar me rezultat 70-76.
Ndeshja ishte elektrizuese me dy ekipet që patën epërsi me mbi dhjetë pikë në çaste të caktuara të duelit.
Çereku i parë ishte më i ekuilibruar me Sigal Prishtinën në epërsi prej vetëm dy pikësh (19-17).
Çereku i dytë i takoi plotësisht pejanëve duke fituar me rezultat 11-23 dhe për të shkuar në pushimin e pjesë së parë me rezultat të përgjithshëm 30-40.
Sigal Prishtina u rikthye në çerekun e tretë për të fituar bindshëm 10 minutëshin e tretë me rezultat 22-9 dhe për të siguruar epërsinë prej 52-49.
Në fund më të suksesshëm u treguan skuadra e Pejës duke arritur ta sigurojnë fitoren ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 70-76.