KB Trepça fiton ndeshjen e parë në FIBA Europe Cup

KB Trepça fiton ndeshjen e parë në FIBA Europe Cup

Basketbollistët e Trepçës e kanë fituar ndeshjen e parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Të mërkurën mbrëma në Parnu të Estonisë, Trepça e mposhti skuadrën islandeze, Tindastoll me rezultat 77:69.

Kështu skuadra mitrovicase ka bërë hap gjigant drejt stinorit të rregullt të kësaj gare evropiane. Të martën Tindastolli fitoi 69:62 ndaj Parnu të Estonisë.

Ndeshja vendimtare është të enjten prej orës 18:00 mes Trepçës dhe skuadrës estoneze Parnu. Vetëm fituesi i grupit avancon në stinorin e rregullt.

Related Articles