Skuadra e Trepçës ka shënuar fitoren e tretë në playoffin gjysmëfinal ndaj Prishtinës, në ndeshjet e vlefshme për Superligën e Kosovës.
Ekipi mitrovicas shënoi fitore me rezultatin 82-69 në Palestrën “Minatori” – duke çuar kështu serinë e fitoreve në 3:0.
Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte amerikani, Brandon Edëards me 18 pikë, 10 kërcime.
Kurse te Prishtina më i miri në fushë ishte Donte Clark me 16 pikë, tri kërcime dhe një asist.
Kujtojmë që Trepça me këtë fitore shkon në finalen e madhe të playoffit, kurse pret fituesin e duelit Peja – Ylli, për ta mësuar kundërshtarin.