Pas vlerësimit të lartë nga UNESCO, vallja tradicionale ”K’cimi i Tropojës” zyrtarisht është pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ky vendim ka vendosur Tropojën dhe artin e saj të veçantë në skenën botërore, hap ky shumë i rëndësishëm historik për kulturën shqiptare.
““K’cimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që ka ruajtur vitalitetin e tij ndër shekuj. Ai përfshin elementë të artit performues, traditave gojore, ritualeve dhe ngjarjeve festive. Përgjatë viteve, kjo traditë ka mbetur një simbol i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës”.
🔴 BREAKING
New inscription on the #IntangibleHeritage List: K'cimi dancing of Tropojë, #Albania🇦🇱.
Congratulations!https://t.co/NrLCcg15Sf #LivingHeritage pic.twitter.com/tdK5DJXnOO— UNESCO 🏛️ #Education #Sciences #Culture 🇺🇳 (@UNESCO) December 3, 2024