KDI takon Osmanin: Mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë është e papranueshme

KDI takon Osmanin: Mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë është e papranueshme

KDI është takuar sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar për situatën politike në vend, lidhur me të cilën KDI ka shprehur shqetësimin e saj për krizën e krijuar.

Në njoftimin e KDI-së, është theksuar se si shoqëri civile, e kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në të njëjtën ditë, duke e cilësuar të njëjtën si një gjë si të ‘‘papranueshme’’.

‘‘Ditën e përmbyllëm me një takim me Presidenten e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu për të artikuluar shqetësimin tonë për krizën politike dhe institucionale dhe për të diskutuar opcionet për zhbllokimin e situatës. Theksuam se për ne si shoqëri civile, organizimi i zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në të njejtën ditë është i papranueshëm’’, është shkruar nga KDI.

Tutje, KDI thekson edhe se mbeten të përkushtuar për të ofruar kontributin e tyre në lehtësimin dhe zgjerimin e dialogut ndër-partiak.

‘‘Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar kontributin tonë në lehtësimin dhe zgjerimin e dialogut ndër-partiak por edhe me qytetarët e vendit për të tejkaluar ngërçin politik e institucional’’, përfundohet nga KDI.

Related Articles