KEDS: Edhe në Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj ka prishje të rrjetit elektrik, pasojë reshjet e mëdha të shiut

KEDS: Edhe në Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj ka prishje të rrjetit elektrik, pasojë reshjet e mëdha të shiut

Reshjet e dëndura të shiut me rritje të intensitetit në orët e pasditës të së dielës kanë shkaktuar një vrag prishjesh në rrjetin elektrik anë e kënd Kosovës.

Siç njofton KEDS, zonat më të afëktuara janë ato të Prishtinës, Gjakovës dhe Ferizajt, ku reshjet janë më të dëndura, të krakterizuara edhe me erëra të fuqishme.

“Duke e pa situatën, KEDS është mobilizuar menjëherë. Ekipet tona janë gjatë gjithë kohës në terren me kapacitete të shtuara dhe po punojnë në sanim të dëmeve të shkaktuara”, tha Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

Sipas tij erërat dhe shiu i madh, po ashtu edhe drunjtë e thyer dhe rrugët e bllokuara nga vershimet po e bëjnë më të vështirë intervenimin dhe kjo po afekton në shumë raste edhe në kohëzgjatjen e sanimit të prishjeve.

“KEDS mbetet e përkushtuar dhe po bën të pamundurën që konsumatorëve të afektuar tu kthehet energjia elektrike sa më parë. Vlen të theksohet që mbi 90 për qind e konsumatorëve vijojnë të furnizohen pa ndërperje dhe nuk kanë ndonjë telashe sa i përket shërbimeve që marrin nga ne. Ndërsa nga konsumatorët e afektuar kërkojmë mirëkuptim për shkak të kushteve të rënduara atmosferike”, u shpreh ai.

Tutje tha se KEDS do vazhdojë t’ju mbajë të informuar për gjendjen në terren sa i perket rrjetit elektrik dhe zonave të afektuara nga moti i përkeqësuar.

Related Articles