KEDS: Në Kosovë nuk është rritur çmimi i energjisë elektrike

KEDS: Në Kosovë nuk është rritur çmimi i energjisë elektrike

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala thotë se në Kosovë nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike, raporton Gazeta “Enigma”.



“Nuk ka pas rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë. Sigurisht që faturat mund të shkojnë të ndryshme pasi varen nga konsumi dhe kilovatët e harxhuar. Për shembull brenda muajit mund të konsumohen 500 kilovatë/orë dhe muajin tjetër 1000 kilovatë/orë. Kur llogariten me çmim 0.068 euro për kilovat/ore atëherë jepen vlera të ndryshme edhe pse çmimet janë të njëjta. Fatkeqësisht një pjesë e madhe e konsumatorëve po ngrohen me energji elektrike dhe kjo rrit shpenzimet”, ka deklaruar Buzhala për Front Online.

Buzhala, ka folur edhe për rritje të konsumit, duke thënë se është dyfishuar.

“Rritja e konsumit nga vera thuajse është dyfishuar, por kjo ndodhë vazhdimisht me ftohjen e kohës për shkak të ngrohjes së konsumatorëve, ndërsa ka edhe rritje të madhe edhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, është shprehur Buzhala.

Javë më parë kompania KEDS përmes një komunikate për media ka bërë thirrje për kursim maksimal të energjisë.

Kjo pasi që konsumi i energjisë elektrike në ditët e para të nëntorit është rritur në nivele të larta, mbi 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

E, fatura e energjisë elektrike për muajin prill të vitit të ardhshëm, qytetarëve të Kosovës do të mund t’iu vijë mbi 30 për qind më e lartë se aktualisht. /Gazeta Enigma .

Related Articles