Kelmendi thotë se nuk është bërë pishman që i ka refuzuar milionat për ta përfaqësuar Kosovën

Kelmendi thotë se nuk është bërë pishman që i ka refuzuar milionat për ta përfaqësuar Kosovën

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi u bë sportistja e parë që ia solli Kosovës Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike.

Kelmendi e cila tani është pensionuar nga xhudoja ishin pjesë e ceremonisë ku shënua dita e veteranëve të betejës së Koshares ku së bashku me trajnerin Driton Kuka u nderuan me çmimin “Ditët e Shqipes”.

Ish-fituesja e medaljes se artë në Lojërat Olimpike Majlinda Kelmendi ishte pjesë e ceremonisë ku u shënua dita e veteranëve të betejës së Koshares ku së bashku me trajnerin Driton Kuka u nderuan me çmimin “Ditët e Shqipes”

Ish-fituesja e medaljes së artë ka thënë se nuk është bërë pishman që i ka refuzuar milionat nga shtetet e ndryshme për ta përfaqësuar Kosovën.

“Shumë njerëz më pyesin sot nëse jam pishman që i kam refuzuar milionat që më kanë ardhur nga shtete të ndryshme dhe unë kam vendosur ta përfaqësoj Kosovën kështu që nuk jam pishman aspak. Mënyra se si më shohin njerëzit, se si më trajtojnë sot në Kosovë nuk ka para që mund ta blejë. Kështu që nder dhe respekt të jashtëzakonshëm për Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës”, ka thënë Kelmendi./GAZETA ENIGMA/

Related Articles