Një burrë ka vdekur sonte në Bresje të Fushë Kosovësekur, pasi u godit nga një veturë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se aksidenti ndodhi rreth orës 20:30.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.
