“Kemi qenë dhe do t’jemi”, nisë Parada e Krenarisë në Prishtinë

“Kemi qenë dhe do t’jemi”, nisë Parada e Krenarisë në Prishtinë

Qindra qytetarë kanë filluar marshimin në Prishtinë për Paradën e Krenarisë, me sloganin “Kemi qenë dhe to t’jemi”.

Të pranishëm në Paradë janë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrat Arben Vitia, Albulena Haxhiu e Hajrulla Çeku, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, si dhe Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Java e krenarisë ka nisur më 3 qershor dhe përmbyllet me këtë marshim.

Ky është edicioni i tetë i Javës së Krenarisë që mbahet në Prishtinë. /Gazeta Enigma

Related Articles