Këputet lifti që bart material ndërtimor në Mitrovicë, e pëson punëtori

Këputet lifti që bart material ndërtimor në Mitrovicë, e pëson punëtori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë, raporton Gazeta Enigma.

Gazeta Enigma e ka konfirmuar këtë nga zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili theksoi se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

“Sot  rreth orës 12:00, është raportuar  se viktima m/sh/k, ka pësuar lëndime, nga informacionet fillestare bëhet e ditur se viktima lëndimet i ka pësuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën ” Agim Ramadani” në Mitrovicë. I lënduari është dërguar për tretman mjeksëor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Njësite përkatëse policore jan në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes”, tha Zahiti.

Ndërsa, ‘Mitropol’, nga burimet e saj tha se personi që kishte rënë nga ndërtesa ka pësuar gjakderdhje në tru dhe ka thyer duart dhe këmbët.

Punëtori që ra nga ndërtesa pati gjakderdhje në kokë, Mitropol nuk do i publikojë pamjet ???? Gjatë ditës së sotme u…Posted by Mitropol on Thursday, June 24, 2021

Sipas tyre, ambulanca e ka marrë nga vendi i ngjarjes, pasi gjendja e tij është shumë e rëndë.

E trishtë: Punëtori i ndërtimtarisë bie nga ndërtesa bashkë me liftin e mallrave ????Minuta më parë një punëtor…Posted by Mitropol on Thursday, June 24, 2021

Related Articles