Keqpërdoronin fëmijë për të kërkuar lëmoshë, dy të arrestuar në Ferizaj e Prizren

Keqpërdoronin fëmijë për të kërkuar lëmoshë, dy të arrestuar në Ferizaj e Prizren

Keqpërdorimi i fëmijëve me qëllim të përfitimit financiar për prindërit është një dukuri shqetësuese në Kosovë. Janë të shpeshta rastet kur prindërit detyrojnë fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e qyteteve të vendit, raporton Gazeta Enigma.



Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këto nuk janë rastet e vetme që u identifikuan sot, pasi në sheshin e Ferizajt u arrestua dhe një burrë, i cili është kapur duke kërkuar lëmoshë bashkë me të birin me nevoja të veçanta.

I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Kurse rasti tjetër është zbuluar në Prizren, ku është arrestuar edhe një grua tjetër e cila bashkë me fëmijën e saj 2-vjeçar është kapur në mes të rrugës, teksa kërkonte lëmoshë.

Sinjali mëson se e dyshuara është dërguar në Polici, ku ka dhënë deklaratën e saj për rastin dhe me vendim të Prokurorit edhe ndaj saj është iniciuar rast.

Related Articles