Kërkesa për garanci nga Policia për ish-krerët e UÇK-së, “sinjal i qartë se ata mund të lirohen”

Kërkesa për garanci nga Policia për ish-krerët e UÇK-së, “sinjal i qartë se ata mund të lirohen”

Kërkesa e Gjykatës Speciale, drejtuar Policisë së Kosovës, për të dhënë përgjigje në detaje lidhur me mundësinë se nëse ata mund të sigurojnë mbrojtje në liri të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, për avokatin e licencuar nga Gjykata Speciale, Artan Çerkinin,”është një sinjal i qartë se masa e paraburgimit mund të zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak”.

Sipas tij, “ky vendim në masë të madhe do të varet nga përgjigjet që do t’i jap policia në kërkesat e Gjykatës”.

“Jam i bindur se Policia e Kosovës ka kapacitete njerëzore dhe teknike t’i zbatojë kufizimet për të pandehurit të cilat mund të caktohen me vendim të gjykatës”, tha Çerkini për Albanian Post.

Artan Çerkini, avokat

Edhe njohësi i çështjve të sigurisë Drizan Shala, konsideron që organet  rendit në Kosovë mund të sigurojnë mbrojtën e të akuzuarave nga Specialja.

“Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet teknike dhe humane për të përmbushur çfarëdo kërkese e cila mund të vijë nga Dhomat e Specializuara, sa i përket të akuzuarave për t’i paraqitur ata para kësaj gjykate, në çfarëdo kohe dhe itinerari të caktuar’, ka potencuar Shala.

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë

Ndërkaq në urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, thuhet se “duke pasur parasysh kushtet e propozuara nga të akuzuarit në lidhje me kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm dhe pa paragjykuar çdo vendim që do të merret nga gjyqtari i procedurës paraprake në lidhje me vendimet e kthyera nga Gjykata e Apelit”.

“Gjykatësi i procedurës paraprake urdhëron Policinë e Kosovës, siç specifikohet më tej në Shtojcën e këtij Urdhri, të sigurojë informacion”, thuhet në urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

“Policia e Kosovës do të lidhet me çdo departament dhe/ose autoritet tjetër në Kosovë nëse është e nevojshme për të siguruar informacionin e kërkuar. Çdo pengesë teknike, logjistike ose tjetër që pengon ekzekutimin e duhur të Urdhrit do të ngrihet menjëherë te Gjyqtari i Procedurës Paraprake”.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Në aktakuzës thuhet se midis marsit 1998 deri në shtator të vitit 1999, Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi dhe anëtarë të tjerë kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi gjithë Kosovën përmes frikësimit, keqtrajtimit, ushtrimit të dhunës dhe eliminimit të paligjshëm të atyrë që konsideroheshin si ushtarë.

Related Articles