Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, ka bërë të ditur se Gjykata ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona.
Për 21 prej tyre, komisionerë, kërkohet paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit.
Gjithashtu për një të dyshuar tjetër, komisionere, ngarkohen dy vepra penale, falsifikim i rezultatit të votimit dhe marrje e ryshfetit.
Derisa për një të pandehur tjetër, në cilësinë e vëzhguesit ngarkohen dy vepra penale, kanosje dhe dhënia e ryshfetit.
“Pra janë këta 23 persona të ndarë në 23 kërkesa. Dy seanca janë mbajtur dhe dy të tjera pritet të mbahen në vazhdim”, ka thënë ai.
Në aksionin e Prokurorisë së Prizrenit për rastin e manipulimit të votave janë arrestuar gjithsejtë 109 persona të dyshuar për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Si rezultat i manipulimeve të shumta të evidnetuara gjatë rinumërimit fillestar, KQZ ka marrë vendim që të çojë në rinumërim të gjithë vendvotimet.
