Kërkoi favore nga një femër në këmbim të rregullimit të dokumenteve, arrestohet zyrtari i Komunës së Obliqit

Kërkoi favore nga një femër në këmbim të rregullimit të dokumenteve, arrestohet zyrtari i Komunës së Obliqit

Një person i dyshuar është arrestuar nga Policia në Komunën e Obiliqit, nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia, në raportin 24 orësh ka njoftuar se zyrtar i gjendjes civile në  komunë e Obiliqit  në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile i njëjti i ka kërkuar favore viktimës.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartëcekur ku sipas ankueses femër kosovare i dyshuari,  zyrtar i gjendjes civile në  komunë e Obiliqit  në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile i njëjti i ka kërkuar favore viktimës. Me urdhër të prokurorit janë zhvilluar masa të fshehta dhe i dyshuari është zënë në flagrancë se bashku me viktimën ku dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Gazeta Enigma.

Related Articles