Këshilli Emergjent i FFK-së viziton stadiumet që u dëmtuan pas vërshimeve të fundit 

Këshilli Emergjent i FFK-së viziton stadiumet që u dëmtuan pas vërshimeve të fundit 

Këshilli Emergjent i FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi dhe anëtarët e KE-së, Xhelal Broja, Ismajl Ajeti e Agim Nura kanë vizituar sot fushat e futbollit, të cilat janë dëmtuar si pasojë e vërshimeve të fundit në vendin tonë.



Gjatë ditës së sotme i pari i FFK-së me bashkëpunëtorë ka qëndruar në regjionin e Mitrovicës dhe në atë të Pejës, që kanë pësuar edhe dëmet më të mëdha nga vërshimet.

Me këtë rast, janë vizituar stadiumet ku aktivitetin e tyre e zhvillojnë KF Trepça‘89, KF Drenica, KF Australia, KF Besa, KF Dukagjini dhe KF Istogu.

Po ashtu, KE takoi edhe kryetarët e këtyre komunave dhe përfaqësuesit e klubeve, ku u diskutua për dëmet e shkaktuara edhe në fushat e futbollit si dhe për daljen sa më të shpejtë nga kjo situatë alarmante.

Presidenti Ademi theksoi se FFK do të jetë afër klubeve dhe do të gjejë forma, që së bashku me autoritetet lokale, të ndihmojnë në riparimin e këtyre dëmeve, në mënyrë që klubet të mos kenë vështirësi në zhvillimin e aktivitetit të tyre gjatë stinorit pranveror.

Related Articles