Këshilli i Prindërve të Kosovës ka mirëpritur mbështetjen e institucioneve për aktivitete jashtëshkollore gjatë fundjavës, mirëpo ka rikujtuar se i thonë jo mësimit të shtunave.
KPK në një postim në Facebook shkruan se dy ditë e fundjavës janë për rifreskim të mendjes e trupit, çlodhje e pushim për fëmijët, në mënyrë që java vijuese të jetë sa më produktive në shkolla.
“Dy ditë për rifreskim të mendjes e trupit, çlodhje e pushim. Dhe të gjitha këto, si parakusht, që java vijuese të mund të jetë sa më produktive në shkolla”.
Mes tjerash, Këshilli i Prindërve shkruan se “Jo mësim të shtunave, Jo mësimit me zor”.