Këshilltari i Kurtit: Me ardhjen e Qeverisë së re, drejtësia nuk është e kapur politikisht

Këshilltari i Kurtit: Me ardhjen e Qeverisë së re, drejtësia nuk është e kapur politikisht

Jeton Zulfaj, këshilltar i Kryeministrit të Kosoës, Albin Kurti, thotë se me ardhjen e Qeverisë së re, drejtësia në vend më nuk është e kapur politikisht.

Pra, sipas tij “është hequr presioni politik dhe është hequr interesi politik, që ka qenë për vite të tëra dhe kjo është një nga pjesët e reflektimit në fushën e drejtësisë”.

Mes tjerash, Zulfaj përmendi afera të mëhershme korruptive, mbi të cilat, sipas tij, drejtësia nuk veproi.

“Por, nuk jemi aty ku duhet, pasi kemi parë raste të shumta, në të cilat nuk është vepruar dhe lufta ndaj korrupsionit vazhdon”.

“Kemi parë raste të korrupsionit që nuk është reaguar në të kaluarën si në rastin “Pronto”, ku nuk ka pasur ndëshkim të madh dhe kemi parë nga gjyqësori që nuk kanë marrë vendime që do të tregonin se drejtësia funksionon”, tha Zulfaj në KlanKosova, transmeton Gazeta “Enigma”.

Related Articles