“Jemi të befasuar dhe zhgënjyer”, Szunyog reagon pasi KPK votoi Isufajn për kryeprokuror

“Jemi të befasuar dhe zhgënjyer”, Szunyog reagon pasi KPK votoi Isufajn për kryeprokuror

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar për votimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror.

Ai është shprehur i indinjuar me vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të votuar Blerim Isufajn për kryeprokuror.

“Me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të siguruar një përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës e përmbylli procesin e përzgjedhjes duke shpërfillur këto parime”, është shprehur Szunyog.

“Jemi të habitur dhe të zhgënjyer me këto veprime të KPK-së”, ka shtuar ai.

Related Articles