Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka caktuar ende zyrtarisht ambasadorët e rinj. Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla kishte shkarkuar ambasadorë të emëruar politikë në disa vende të rëndësishme të botës, në maj të këtij viti.
Pak ditë pasi mori vendimin për shkarkimin e ambasadorëve në 12 qendra europiane, kryediplomatja doli për të arsyetuar atë.
Donika Gërvalla kishte thënë se shumë shpejt do bëjnë përzgjedhjen e emrave të rinj për përfaqësitë diplomatike.
Megjithatë këto të fundit, për pesë muaj mbetën me ushtrues detyre.
Madje vonesa e emërimit të një ambasadori të ri, bëri që të mbyllet ambasada në Australi.
E nga Presidenca thonë se kanë përfunduar me afat rekord punën e tyre, sa i përket shefave diplomatik.
Nga MPJD nuk kanë ndonjë përgjigje se deri ku ka arritur procesi.
Sidoqoftë, T7 mëson se bëhet fjalë për 14 shefa të misioneve, 6 prej të cilëve janë politikë.
Në dokumentin me ermra ambasadoreësh që e ka siguruar Televizioni shihet se Ilir Kapiti i ka shkuar presidencës si emër për Mbretërinë e Bashkuar.
Një emër tjetër që tashmë është dekretuar është edhe Xhabir Hamiti, që pritet të nis misionin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas MPJ-së, Mehdi Halimi i plotëson të gjitha kushtet që të shërbejë për një mandat në Republikën e Francës.
Ndërkohë, në Mbretërinë e Holandës, posa të ketë pranimin nga shteti pritës pritet të nis punën Dren Doli.
Ndërsa, Martin Berishaj do jetë shefi i ri diplomatik në në Republikën Kroacisë.
Këta emra po presin pëlqimin e shteteve pritëse.
Kurse, një nga 12 ambasadorët, të enjten ka nisur punën.
Bëhet fjalë për Skënder Durimishin, i cili do jetë ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri.
E cila është arsyeja që ky i fundit ka nisur punën më herët se të tjerët, e tregon njohësi i diplomacisë.
Abrashi thotë se MPJ duhet të jetë më transparente sa i përket këtij procesi.
Të enjten, në media qarkulloi edhe emri i Agron Bajramit, si i propozuar për ambasador në Bruksel.
Videon mund ta shikoni diku klikuar KËTU.
/Gazeta Enigma/