Sindikata e Policisë së Kosovës në Ditën Memoriale të Heronjve të Policisë së Kosovës ka kujtuar të gjithë ata që kanë sakrifikuar jetët e tyre për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
Sindikata përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar emrat dhe fotografitë e policëve të rënë në krye të detyrës gjatë viteve.
“Sot, në Ditën Memoriale të Heronjve të Policisë së Kosovës, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë të gjithë ata që kanë sakrifikuar jetët e tyre për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit tonë. Këta heronj janë simbol i kurajos dhe përkushtimit, dhe trashëgimia e tyre do të jetojë përjetësisht në zemrat tona.
Lavdi përherë heronjve të Policisë së Kosovës”, ka shkruar në postim.