Të hënën në Kosovë kanë arritur mbi 3,000 doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian, ndërkaq pritet që edhe të mërkurën do të arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX, raporton Gazeta Enigma.
Një gjë e tillë është konfirmuar për Gazetën Enigma përmes një email-i nga “COVAX”.
Kurse, javën e kaluar Kosova ka marrë 4,680 doza të vaksinës Pfizer me të cilat po vaksinohen punonjësit shëndetësorë.
Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID edhe për grupmoshat mbi 65 vjeç.
/Gazeta Enigma/.