Partia Socialdemokrate ka thirrur protestë kundër shtrenjtimit të rrymës e cila do të mbahet këtë të shtunë në sheshin kryesor të Prishtinës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Partitë opozitare, si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë deklaruar se nuk do të jenë pjesëmarrëse në protestë edhe pse e mbështesin atë.
Ndërsa kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, të premten e 28 janarit ka mbajtur një konferencë për media, ku edhe I ka ftuar partitë opozitare që të jenë pjesë e kësaj proteste.
Tutje ai ka deklaruar se partitë opozitare kanë deklaruar se e mbështesin, por që s’do të marrin pjesë.
Molliqaj ka paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa ky vendim të mos jetë në fuqi.
“Ne nuk do të ndalemi, jo vetëm të shtunën, sepse përtej kësaj që ky vendim të mos jetë në fuqi sepse aq sa është skandaloz është edhe i padrejtë”, ka thënë ai.
Edhe para tre ditësh u organizuar protestë kundër shtrenjtimit të energjisë
Protestë kundër shtrenjtimit të rrymës u organizua edhe para tre ditësh në të cilën morën pjesë qindra qytetarë. /Gazeta Enigma/