Këto janë 11 vendvotimet që ende nuk janë numëruar votat

Këto janë 11 vendvotimet që ende nuk janë numëruar votat

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt përfundimit, me 99.57% të vendvotimeve të numëruara deri tani.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ende nuk janë procesuar rezultatet e 11 vendvotimeve në disa komuna të Kosovës.

Gjithsej nga 2,533 vendvotime, deri tani janë përpunuar 2,522, ndërsa mbeten për t’u numëruar:

  • 1 vendvotim në Deçan
  • 4 vendvotime në Gjilan
  • 2 vendvotime në Klinë
  • 1 vendvotim në Leposaviq
  • 1 vendvotim në Pejë
  • 2 vendvotime në Prizren

Rezultatet e deritashme
Nga numërimi i deritanishëm, pa përfshirë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të diasporës, partitë politike kanë marrë këto rezultate:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 340,541 vota (40.86%)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 183,661 vota (22.04%)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 146,815 vota (17.62%)
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 – 62,111 vota (7.45%)

Numërimi i votave me postë dhe me kusht
Aktualisht, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Megjithatë, procesi po has në vështirësi, pasi sistemi i KQZ-së herë pas here po shfaq probleme teknike.

Pasi të përfundojë numërimi i të gjitha votave të rregullta, do të fillojë edhe numërimi i votave me postë dhe votave me kusht, të cilat mund të ndikojnë në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Related Articles