Gjatë ditës së sotme u zhvillua një aksion i Njësisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj në rajonin e Prishtinës dhe Podujevës dhe Vushtrrisë, raporton Gazeta Enigma.
Ky aksion lidhet me rastin e fajdeve në rastin Brezovica dhe ka të arrestuar, kështu ka deklaruar për Enigmën prokurori, Rasim Maloku.
“Kjo lidhet me fajdet, lojërat e fatit, shmangien nga tatimi dhe disa vepra. Janë duke u zhvillu disa bastisje në Podujevë, Prishtinë, Vushtrri. Ende nuk ka përfundu bastisja”, theksoi ai.
Aksioni po kryhet në disa lokacione dhe cak i bastisjes janë disa shtëpi dhe objekte përcjellëse të personave që dyshohen për veprën penale të fajdesë dhe identifikimin e sekuestrimin e provave materiale që do të përdoren në procedurën e mëvonshme kundër tyre. / Gazeta Enigma