Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni janë tri komunat që kanë mbetur pa ujë për shkak të një defekti në gypin kryesor të furnizimit, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Kompania rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se është paraqitur një defekt në gypin kryesor fi 800 tek “Pika e Zezë”-Gjakovë, dhe se për këtë arsye janë detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë për gjithë zonën e mbulueshmërisë.
“Rikthimi i furnizimit me ujë nuk mundë të ndodhë deri nesër, për shkak të natyrës së ndërlikuar të punimeve”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”./Gazeta Enigma/