Kroacia ka nisur ditën e sotme në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Lidhur me këtë çështje në InfoMagazinë ka folur ish- eprori i lartë në Ushtrinë kroate dhe Ushtrinë Çlirimatare të Kosovës, Esat Çollaku, i cili në në lidhje direkte ka shpjeguar se çfarë sipas tij nënkupton shtimi i këtyre forcave.
“Duke pas parasysh që kohbën e fundit nuk janë vetëm spekulime, sepse ka disa lëvizje të disa paramilitarëve serb pranë kufirit gjithashtu ato mundohen të kamuflohen me ushtrinë e Serbisë, andaj informacioni i NATO-s ka marrë masa të tjera nga të gjitha ato anëtaret e veta, posaqërisht nga burimet që ka marrë sot dhe dje”, tha gjenerali.
Çollaku shtoi se kontingjenti është i ndarë në njësitin e motorizuar, snajperistëve si dhe atë të helikopterëve.
“E di që disa eprorë që janë nisur drejt Kosovës janë njësiti i motorizuar dhe snajperistëve, dhe është një përbërje prej 15 personave që kanë të bëjnë për mbrojtje ajrore, të stërvitur për helikopterë dhe dronë”, tha Çollaku, përcjell Klankosova.tv
Ai ndër tjerash, bëri të ditur se ka informacione se 350 forca nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë nisur për në Kosovë.