KFOR-i nga nesër me komandant të ri

KFOR-i nga nesër me komandant të ri

Inaugurimi simbolik i mburojës dhe ngritja e flamurit të KFOR u mbajtën tw enjten, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City Prishtinë, për të shënuar vazhdimësinë e misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

Eventi u zhvillua në sheshin Sir Michael Jackson, i emëruar sipas komandantit të parë të KFOR-it, në prag të ceremonisë së ndërrimit të Komandës më 3 tetor 2025.

Komandanti i KFOR 29, gjeneral Major Enrico Barduani, dhe komandanti i KFOR 30, gjeneral major Ozkan Ulutash, kryesuan procedurat.

Kjo është një traditë e gjatë në historinë e KFOR-it, e cila ilustron tranzicionin midis dy komandantëve të këtij misioni dhe dëshmon përkushtimin dhe udhëheqjen e komandantit në largim dhe gatishmërinë e komandantit të ardhshëm për të marrë përgjegjësi të reja, raporton KSP.

Gjithashtu simbolizon trashëgiminë dhe angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve.

KFOR-i është misioni më i gjatë i NATO-s dhe aktualisht më i madhi në historinë e Aleancës Atlantike.

Ai mbetet plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në përputhje me mandatin e tij.

Related Articles