Dy vetura të KFOR-it italian janë vendosur afër barrikadave në Lagjen e Boshnjakeve.
Kjo barrikadë ishte vendosur më 27 dhjetor e para që grupet serbe kishin vendosur brenda në qytet në veri të vendit.
Deri tash përveç barrikadës së vendosur afër pikës kufitare në Merdarë nga në anën e territorit të Serbisë nuk është larguar asnjë barrikadë në veri, edhe pse ishte paralajmëruar se largimi i tyre do të nis të enjten.
Kamionët e vendosur si barrikadë në urën te vendi “Shkëmbi i Dukës” janë djegur.