KFOR-it i duhen vetëm katër orë për ta hequr barrikadën te Kërshi i Dudës

KFOR-it i duhen vetëm katër orë për ta hequr barrikadën te Kërshi i Dudës

KFOR-it i janë dashur pak më shumë se katër orë për ta larguar kamionin e parë tek barrikada e vendosur në vendin e quajtur Kërshi i Dudës, pasi tek kjo barrikadë janë dy kamionë të djegur gjë që ka pamundësuar lëvizjen.

Barrikada tek Kërshi i Dudës deri më sot nuk është hequr akoma, pasi kamionët që ishin vendosur aty u dogjën nga persona ende të paidentifikuar.

Ndërsa, barrikadat e tjera të vendosura nga grupet kriminale u hoqën nga vetë ato më 29 dhjetor të vitit që shkoi, pas takimit që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës u takuan në Rashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në ditën kur ish-polici Dejan Pantiq u dërgua nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Related Articles