KFOR: Vazhdojmë të kemi prani në Urën e Ibrit

KFOR: Vazhdojmë të kemi prani në Urën e Ibrit

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar patrullimet në Urën e Ibrit, si çdo herë.

Me anë të një njoftimi në Facebook thuhet se KFOR-i vazhdon të japë një ambient të sigurt për qytetarët e Kosovës.

“Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja kanë prani të vazhdueshme në Urën e Ibrit, dhe kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet lokale”, thuhet në njoftim.

Related Articles